(Gazetar, Elkier Bushkolaj). Rritja e numrit të trafikimit të qenieve njerëzore, sidomos minorenët ka nxitur krijimin e komitetit të luftës kundër trafiqeve në prefekturën e qarkut Durrës. Prefekti I Durrësit, Roland Xhelili ngriti shqetësimin se institucionet nuk kanë asnjë lloj informacioni lidhur me personat të cilët paraqesin potencial në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore.