A1 Report - Momentet e arrestimit te autorit te krimit makaber ne Durres, Odise Verbofshi

Report TV 2015-08-21

Views 0

A1Report sjell pamjet e shoqërimit në komisariat të Odise Verbofshit, autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë dhe djegies së trupave të shtetasit Shaban Babasi, 27 vjeç, dhe Albert Kasalla, 32 vjeç. Verbofshi është arrestuar në Bilisht, 72 orë pas masakrës së Durrësi, në tentativë për tu larguar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Ne pamje, momentet e shoqërimit në komisariat të tij. Policia e Durrësit e ka zbuluar vendodhjen e Odise Verbofshit përmes përgjimeve telefonike. Ai i kishte kërkuar ndihmë një shoku në telefon, për ti kërkuar ushqim dhe i ka treguar se ku ndodhej, në një pyll të vogël në rrethinat e Korçës. Policia e ka përgjuar dhe ka lokalizuar vendin dhe më pas ka bërë arrestimin e tij.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, arrestimi i 32-vjeçarit nga Shkozeti i Durrësit është bërë nga efektivët e Policisë Kufitare. Policia kishte rënë në gjurmët e autorit kryesor të vrasjes pas mbledhjes së dëshmive nga personat e shoqëruar dhe sidomos të bashkëpunëtorit, Gazep Pili. Ky i fundit është arrestuar për "fshehja ose asgjësimi i kufomës".

Share This Video


Download

  
Report form