#tvora #rtvoranews
I ftuar në RTV Ora, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka tha se shqiptarët mezor po presin që të ikë Rama.
Për Palokën, Rama i ka kthyer sërish në krye të qarqeve socialistët e partisë që të vjedhin zgjedhjet.
Edi Paloka: Shqiptarët mezor po presin që të ikë Rama. Të gjitha sondazhet flasin për një humbje të opozitës dhe për humbjen më të thellë të PS-së. Rama po përgatitet, ashtu sikurse në 2017 pa program, me të njëjtën strategji. Caktoi drejtuesit e qarqeve, duke u kthyer te hajdutët e tij më të afërt me të cilët vodhi zgjedhjet. I ka kthyer sërish në krye të qarqeve që të vjedhin sërish zgjedhjet. Kryetarëve të bashkive që morën nga 10-16% u kërkon që të marrin 800 mijë vota. Deputetët i përzënë nga zonat e tyre. Asgjë nga këto nuk do t?i funksionojë. Ne nuk jemi një parti që pret t?i bjerë fryti në dorë, meqë e qelbi ky do të fitojmë ne.
Paloka u shpreh se dihet se vjedhjen e zgjedhjeve e ka bërë PS, por në fund lihen brenda në burg komisionerët e opozitës dhe lirohen ata të mazhorancës.
Edi Paloka: Kjo qeveri në ikje kërkon që të rrëmbejë cka mbetur. Skandali i rrugës Tiranë-Elbasan tani plasi sepse arbitrazhi dënoi shtetin shqiptar. Tani duhet të paguajmë 44 milionë euro për grekun. E di gjithë bota se cilët janë ata që vodhën zgjedhjet e vitit 2017. Dihet se vjedhjen e ka bërë PS, por në fund lihen brenda në burg komisionerët e opozitës dhe lirohen ata të mazhorancës. Kjo tentativa e Ramës me dosjen 339 ishte për të treguar se diçka po lëviz, por ishte një bllof. Më mirë ta kishin lënë ashtu sikurse ishte. Nuk mund të presim që Rama të dënojë veten.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/paloka-rama-ka-mbledhur-kreret-e-bandave-te-krimit-ne-nje-hotel-ne-durres/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv