Godinat e shkollave në qytete të ndryshme të vendit po bien preh e grabitësve të cilët shpesh herë arrijnë të futen brenda tyre dhe të vjedhin pajisje të ndryshme, kryesisht laboratorët e informatikës apo edhe materiale të tjera.
Godina më e fundit e cila ra preh e grabitjes është ajo e shkollës 9-të vjeçare "Bedrie Bebeziqi", ku persona ende të pa identifikuar nga policia kanë thyer xhamat e dyerve e dritareve në lagjen nr 4 të Durrësit.
Ata që kanë konstatuar thyerjen e shkollës kanë qenë mësuesit e shkollës të cilët sapo kanë shkuar në shkollë për të nisur përgatitjet e procesit mësimor, konstatuan dëmtimet e më pas kanë njoftuan policinë.
Nga këqyrja e ambienteve ka rezultuar se është vjedhur një video-projektor dhe një ekspres kafeje.
Godina e shkollës 9-të vjeçare ndodhet shumë pranë murit rrethues të Portit Detar dhe prej kohësh nuk ruhej nga punonjës të posaçëm, pasi roja ishte larguar nga puna për mungesë fondesh.