Report TV - Durrës, Llalla akuza ndaj policisë së portit: Po trafikohet shumë drogë

Report TV 2017-07-05

Views 9

Kryeprokurori Adriatik Llalla i shoqëruar nga Besim Hadërmataj, Prokuror i Krimeve të rënda ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Durrësit.

Pas përfundimit të mbledhjes e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, Llalla ka hedhur akuza të forta për Policinë Kufitare në Durrës.

Ai u shpreh se në Portin e Durrësit në mënyrë të vazhdueshme trafikohet drogë dhe për këtë arsye shprehet ai, i ka kërkuar Prokurorisë së Durrësit më tepër punë dhe angazhim.

"Në Portin e Durrësit në mënyrë të vazhdueshme trafikohet drogë. I kam kërkuar Prokurorisë së Durrësit më tepër angazhim dhe punë për hetimin e drogës nga porti i Durrësit", u shpreh Llalla.

Gjithashtu, për sa i përket deklaratës së kryedemokratit Basha se në një magazinë në Ishëm gjenden 100 ton drogë, Llalla u shpreh se ka mbërritur një material nga Ministria e Brendshme e cila ka kërkuar hetim për këtë akuzë.

"Na ka mbërritur një informacion nga Ministria e Brendshme e cila ka kërkuar hetim për këtë akuzë. Ne kemi nisur hetim", tha kryeprokurori.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS