A1 Report - Lufta ndaj informalitetit, Shehaj: Mbrojmë biznesin e taksapaguesit

Report TV 2015-08-31

Views 14

TIRANË - Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj një deklaratë për mediat tha se operacioni që qeveria do të ndërmarrë në shtatorë për të luftuar informalitetin nuk është një luftë kundër biznesit, por për të mbrojtur taksapaguesit shqiptarë dhe vetë biznesin

Ajo tha se qeveria do jetë gjithmonë pranë sipërmarrësve për ti mbështetur ata.

?Do jemi sa më pranë sipërmarrësve për ti mbështetur. Kemi arritur të mbledhim më shumë të ardhura në buxhetin e shtetin. Kemi ulur gjobat e padrejta që u vendoseshin bizneseve.
Dua të ndalem në tre pika për të shpjeguar aksionin kundër informalitetit
Së pari, nuk është luftë kundër biznesit është një aksion për të mbrojtur konsumatorin. Që të rriten rrogat e pensionet duhet që paratë e taksapaguesve të shkojnë në buxhetin e shtetit.
Së dyti, Operacioni do të ndërmerret për të mbrojtur bizneset që janë korrekte e që paguajnë taksat.
Së treti, operacioni nuk është një luftë kundër biznesit të vogël. Ai duhet të paguaj detyrimetqë i takojnë.
Ne do jemi në krah të sipërmarrësve për të luftuar informalitetin?, - tha Shehaj.

Share This Video


Download

  
Report form