A1 Report - Rasti ne A1 Report, i mituri me SIDA do kurohet ne Durres ose Tirane

Report TV 2015-08-21

Views 2

VLORË - I mituri i prekur nga HIV/AIDS, do të dërgohet në Qendrën Rezidenciale të Fëmijeve në Durrës ose në Tiranë. Kështu vendosi ekipi i punës i ngritur në qytetin e Vlorës enkas për fatin e 3-vjeçarit të prekur nga HIV/AIDS, sëmundje të trashëguar nga nëna e tij e cila humbi jetën disa muaj më parë nga kjo sëmundje.

Grupi multidisiplinor u ngrit në Vlorë pas trajtimit të rastit në emisionin "Urbanika" dhe në vijim të apeleve nga televizioni A1 Report.

Mësohet ndërkohë se vendimi final i përket Shërbimit Social Shtetëtor dhe Ministrisë së Mirqënies Sociale dhe Rinisë për faktin se ku do të vendoset konkretisht 3 vjeçari K.Y, i cili duhet ti nënshtrohet urgjentisht trajtimit mjekësor.

Në 3 vjetorin e lindjes së të miturit, stafi i televizionit A1 Report për ditë me radhë mblodhi kontribute të konsiderueshme në vlerë monetare të cilat stafi i emisionit "Urbanika" ia dërgoi familjes së varfër si dhuratë për ditëlindje dhe festat e fundvitit.

Sensibilizimi ka qenë i jashtëzakonshëm për rastin tronditës të këtij fëmije dhe gjyshes së tij të varfër. Po ashtu edhe kisha Ungjilli i Krishit në Tiranë, iu bashkua apelit të A1 Report dhe dërgoi pranë familjes pako me ushqime, veshmbathje dhe lodra per 3 vjeçarin me iniciale, K.Y dhe motrat e tij përkatësisht 9 dhe 13 vjeçe.

Share This Video


Download

  
Report form