TIRANE- Një kalimtare ka humbur jetën në autostradën Tiranë-Durrës, si pasojë e një aksidenti rrugor. 65-vjeçarja, Sanie Kurti, është përplasur nga një makinë tip "Fiat", me tarha AA 699 DT, në afërsi të Vorës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë filluar punën për hetimin e shkaqeve të aksidnetit.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se kalimtarja i ka prerë rrugën mjetit, dhe si pasojë është aksidentuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme.