A1 Report - Durres,hidhet nga pallati pasi e pane me nje djale, humb jeten 15-vjeçarja

Report TV 2015-08-21

Views 2

DURRËS- Nxënësja e një shkolle në Durrës i ka dhënë fund jetës pasi mësuesja e kishte parë duke u shoqëruar me një bashkëmoshatar me të cilin dyshohet se kishte një lidhje dashurie dhe pas ka debatuar me të në klasë.

15-vjecarja, personazh i kësaj historie nuk ka mundur t'i mbijetojë deresionit pas këtyre ngjarjeve dhe ka vendosur t'i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i një pallati.

Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar të Durrësit mbrëmjen e së martës.

Adoleshentja me inicialet G.SH mësohet se pas një debati që ka bërë me mësuesen në shkollë gjatë paradites së sotme ka shkuar në banesën e një shoqe të saj të klasës.

Ajo i ka rrëfyer shoqes së saj gjithçka kishte ndodhur gjatë ditës në raport me bashkëmoshtarin e saj dhe më pas për debatin në klasë më mësuesen. Pasi i ka rrëfyer gjithë ngjarjen, adoleshentja ka marrë edhe vendimin drastik për t'i dhënë fund jetës.

Ajo teksa ka dalë nga apartamenti i shoqes saj ka qëndruar në sheshpushimin e katit të tetë të pallatit të cilin ju e shikoni në pamje dhe është vet hedhur. Ky veprim i ka kushtuar jetën të resë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjeherë forcat e policisë.

Këta të fundit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanve të ngjarjes. Trupi i pajetë i adoleshentes është çuar në morgun e spitalit të qytetit në pritje për t'u tëhequr nga familjarët.

Share This Video


Download

  
Report form