A1 Report - 'Alitalia' njeh biletat e 'Belleair' Shton fluturimet me Shqipërinë

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Kompania ajrore italiane, "Alitalia" do të njohë biletat e kompanisë shqiptare "Belleair", duke bërë transportin e udhëtarëve drejt Italisë.

Gjatë një konference shtypi, përfaqësuesi i "Alitalias" për Shqipërinë, Marco Quagliarella, tha se vetëm me një shtesë prej 72 eurosh udhëtarët mund të shkojnë në destinacionet e tyre të mëpardhme përfshirë dhe Brukselin dhe Londrën.

"Po impenjohemi ndërkohë edhe për të zgjidhur vështirësitë e pasagjerëve shqiptarë që prej 1 jave patën probleme me fluturimet e kompanisë "Belleair". Për këtë ne kemi dhënë disa tarifa preferenciale ku vetëm me 72 euro plus ata mund të fluturojnë në të gjitha destinacionet me Italinë, përfshi këtu edhe në tre linjat e reja që janë Venecia, Veroina dhe Bolonja si dhe ato ekzistueset.

Po ashtu biletat e tyre njihen edhe për fluturimet drejt Brukselit dhe Londrës. "-tha Marco Quagliarella, përfaqësuesi i "Alitalia" për Shqipërinë


Përfaqësuesi "Alitalia" për Shqipërinë bashkë me ambasadorin Gaiani, përfaqësuesi i "Alitalias" prezantoi përpara komunitetit të biznesit dhe medias, strategjinë e re të fluturimeve të saj me Shqipërinë.

Kompania Alitalia dhe "Air One" kanë që prej 1 jave dhe doi të vijojnë që të kryejnë nga 114 fluturime në javë nga Shqipëria në Itali. Kur flasim për 114 fluturime javore duhet të nënvizojmë se ne e lidhim më mirë Shqipërinë me Italinë se sa disa rajone të brendëshme të italisë, por kjo është thelbësore për ne. Është një punë që tashmë kryhet prej 20 vitesh, por që u vlen jo vetëm qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali por dhe sipërmarrëve të cilët vijnë për të investuar këtu."- tha më tej Quagliarella.

Ndërsa ambasadori Italian u shpreh: "Bota bëhet më e vogël kur janë linjat ajrore dhe zhvillohet kur ato na lidhin më shpejt. Dua të falenderoj sot Aviacionin Civil Shqiptar i cili na ofron një shërbim të sigurt dhe me cilësi. Dua të falenderojë edhe "Alitalian" që me fluturimet e saj e bën Shqipërinë dhe Italine që të jenë më afër si një vend i përbashkët. Kjo i shërben të dyja vendeve por në radhë të parë qytarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në të dyja brigjet e Adriatikut."

Nga 9 dhjetori kompania "Alitalia" në bashkëpunim me kompaninë tjetër "Air One", e ka rritur numrin e fluturimeve me Shqipërinë duke e çuar në 114 të tilla në javë.

Share This Video


Download

  
Report form