A1 Report - Kriza në Ukrainë, Rusia shton numrin e ushtarëve në kufi

Report TV 2015-08-22

Views 3

Rusia ka vendosur 50 mijë ushtarë përgjatë kufirit me Ukrainën në gadishmëri për ndonjë ndërhyrje të mundshme.
Kjo gjë bëhet e ditur nga funksionarë të qeverisë amerikane, të cituar nga Wall Street Journal, ku shpjegohet se Putin do të jetë gati nëse ndërmerr një vendim për të marrë një tjetër territor ukrainas.
Ditën e enjte, burime ukrainase njoftuan për 100 mijë ushtarë rus në kufi me Ukrainën.
Për të ruajtur unitetin e Ukrainës, nevojitet një referendum në të gjithë rajonet, për të vendosur statusin dhe jo zgjedhje parlamentare. Kjo është deklaruar nga ish-Presidenti i Ukrainës Viktor Yanukoviç në një apel drejtuar vendit, nëpërmjet agjencinë së lajmeve ruse Itar-Tass.

Ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov e ka quajtur një iniciativë jo produktive, që nuk bën gjë tjetër veçse e komplikon zgjidhjen e krizës politike ukrainase, rezolutën e aprovuar ditën e enjte nga Asamblea e Përgjithshme e OKB-së.
Rezoluta e aprovuar me 100 vota pro, 11 kundër dhe 58 abstenim nga përfaqësuesit e 193 vendeve, e shpalli të pavlefshëm Referendumin në Krime.

Share This Video


Download

  
Report form