A1 Report - Flet Thaçi...por s'njeh koalicionin 'I takon PDK të formojë qeverinë'

Report TV 2015-08-22

Views 0

PRISHTINË- Hashim Thaçi, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk e ka komentuar marrëveshjen e partive opozitare për të ndërtuar qeverinë, por ka thënë se partia e tij bashkë me koalicionin do të mandatohen për të formuar Ekzekutivin.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Thaçi ka thënë se ai do të marrë mandatin për formimin e qeverisë së ardhshme, pasi Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e para në zgjedhjet e 8 qershorit. "Është e qartë sot siç ishte e qartë edhe dje se mandatar i Qeverisë së ardhshme është partia fituese e zgjedhjeve dhe koalicioni parazgjedhor prej Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit për Mision të Ri", ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas tij zgjedhjet e 8 qershorit kaluan si më të mirat e pasluftës dhe po numërohen edhe votat e fundit.

Sërish rokadë, Haradinaj: Do të qeveris unë Kosovën, jo Thaçi
Liderët e opozitës së Kosovës, pa Vetëvendosjen, firmosin marrëveshjen e "bashkimit" duke rrëzuar nga posti kryeministror Hashim Thaçin, i dalë fitues nga zgjedhjet e parakohshme të 8 Qershorit, por jo mjaftueshëm për të formuar qeverinë e re.

Këtë të martë Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës, kundërshtari direkt i Thacit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt dhe Nisma për Kosovën e Limajt dhe e Jakup Krasniqit nënshkruan marrëveshjen mes tyre, duke i lënë drejtimin e vendit Ramush Haradinajt, si kreu i qeverisë, të cilësuar në këtë marrëveshje, si "qeveria e kthimit të shpresës".

Sipas marrëveshjes së firmosur nga krerët e të tre partive, kryetari i Kuvendit i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës, e poashtu edhe Presidenti sipas Kushtetutës. Ndërsa Fatmir Limaj i Nismën do të marrë postin e zv/kryeministrit.

Më këtë marrëveshje krijohet një shumicë e re parlamentare pas zgjedhjeve të 8 Qershorit, dhe Hashim Thaçi dhe Partia Demokratike e Kosovës, kalon në opozitë.

"Ne bashkërisht kemi vendosur që Ramush Haradinaj të jetë i nominuari ynë për kryeministër. Kryetari i Kuvendit i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës e po ashtu edhe presidenti në harmoni me kushtetutën. NISMA do të përfaqësohet me një Zëvendëskryeministër, të gjitha përgjegjësitë tjera politike dhe institucionale do të ndahen proporcionalisht sipas fuqisë politike në Kuvend", deklaron në AAK shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në zgjedhjet e fundit Agim Veliu.

Share This Video


Download

  
Report form