Ekran i ri gjigand është vendosur tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi, një zonë që gjithmonë është e mbingarkuar me trafik dhe që shpeshherë ka qenë edhe vendburim aksidentesh.
Ndonëse vetëm pak metra para këtij ekrani të madh, Bashkia e Tiranës ka vendosur tabela paralajmëruese për drejtuesit e automjeteve.
Nga një anë ajo u kërkon qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, nga ana tjetër në fakt nuk bën të njëjtën gjë vetë, duke sfiduar kështu urdhrin e ministrisë së Brendshme për heqjen e billbordeve.