Dy aksidente u shënuan në autostradën Tiranë- Vorë ditën e parë të vitit 2014, duke shkaktuar një të vdekur dhe 1 të plagosur.
Aksidenti i parë u shënua në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një makinë përfundoi në kanal në autostradën Tiranë-Vorë.
Ngjarja ka ndodhur në arfërsi të kilometrit të shtatë, dhe ka shënuar një të vdekur.
Sipas policisë viktima është Gëzim Rexha rreth 60 vjeç, ndërsa shkak për aksidentin veprimet paraprake hetimore tdyshohet të ketë qenë ndonjë përgjumje e drejtuesit.
Ndërkohë rreth orës 10:00 të paradites së sotme po në autstradën Tiranë- Vorë, në kilometrin e nëntë, një automjet me targa të Elbasanit ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi Fatjon Muçkollari.