Ish-zëvendës presidenti Dick Cheney vazhdon të mbrojë agjensinë CIA për përdorimin e torturave gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm pas sulmeve të 11 shtatorit në Amerikë.
Cheney u shpreh se do “ta bënte sërisht, dhe menjëherë” gjithçka është bërë atëherë. Duke mbrojtur këto teknika ai u shpreh gjithashtu kundër raportit të fundit të publikuar nga Komiteti i Senatit të Inteligjencës Amerikane, duke shtuar se Bind Laden u kap vetëm falë këtyre torturave, bashkë me shumë terroristë të tjerë përgjegjës.
Programi i torturave i praktikuar nën drejtimin e Presidentit George W. Bush, është mbrojtur dhe nga zyrtarët e administratës gjatë viteve 2002-2007ën, por u ndaluan menjëherë pas marrjes së qeverisë nga Obama në 2009-ën.
Raporti i Komitetit të Inteligjencës zbuloi se CIA ka përdorur metoda shumë herë më brutale nga çfarë paraqiteshin në të vërtetë, me pagjumësi deri në 180 orë, me mbytje, ushqyerje dhe dehidratin të zorrës së trashë dhe pa asnjë trajtim mjekësor të dokumentuar prej tyre.
Pavarsisht kritikave të shumta lidhur me këto akte, Senati ka arritur në përfundimin se CIA nuk ka mundur as të marrë informacione të nevojshme nga torturat ndaj Al Qaedas dhe të arrestuarve të tjerë, gjë që mund të ishte arritur pa nevojën e përdorimit të një brutaliteti të tillë.