A1 Report - Vasili: Raporti i KE, i drejtperdrejte jemi optimiste per statusin kandidat

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim thotë se raporti i fundit i Komisionit Europian të bën më optimist se Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat në fund të muajit qershor. Deputeti I LSI-së Petrit Vasili tha se ka qenë raporti më i drejtpërdrejtë.

"Nuk ka pasur hezitime, aludime dhe pika në të cilat të kishte dilema apo mundësi për interpretime. Ka qenë raporti më i drejtpërdrejtë. Mund të thuhet se krahas rritjes së euroskeptikëve pjesa pro europeiste është dominuese. Mbi 80% ecën në kursin e një Evrope të fortë, pro zgjerimit. Arsyet për të qenë optimistë janë sot më të mëdha se çdo herë tjetër. Duhet të presim me qetësi dhe durim deri në marrjen e vendimit përfundimtar", tha Vasili.

Në lidhje me qëndrimin e LSI-së për ngritjen e Komisionit Hetimor për Emërimet në Administratë të kërkuar nga opozita, Vasili tha se partia ku ai bën pjesë kërkon një komision hetimor me përmbajtje dhe jo komision që mbledh materiale për konferenca shtypi politike.

"Qëndrimi ka qenë që ne duhet të ecim në komision e hetimore problemore. Ne nuk e imagjinojmë komisionin hetimor si fakt mbledhës që jep material për konferenca shtypi. Na kërkohet të mbajmë një qëndrim për fenomenin. Nuk mjafton që të themi se ky emërim është bërë gabim apo mirë. Qëndrimi i parlamentit për të marrë më shumë kohë për një zgjidhje mendjehapur, është një qëndrim i ri drejt një zgjidhje më konsensuale. Të dyja palët mendojnë një lloj, që duhet hedhur dritë mbi fenomenin e ndryshimit të emërimeve me ndryshimin e mazhorancave", theksoi Petrit Vasili, deputet i LSI-së.

Share This Video


Download

  
Report form