TIRANË- Silvia Godelli, këshilltare për Mesdheun në rajonin e Puglias në Itali dhe ambasadori i Italisë Massimo Gaiani ishin sot të ftuar në redaksinë e Shqiptarja.com dhe tv A1 Report. Gjatë një interviste televizive në studion e tv A1 Report, për gazetaren Eriona Rusi ata vlerësuan miqësinë dhe bashkëpunimin përmes projekteve konkrete mes dy vendeve të cilat do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ambasadori i Italisë tha se, "Shqipëria e meriton dhënien e statusit të vendit kandidat nga Këshilli Evropian në fund të dhjetorit. Kjo do të ishte një stimul që do i jepej Shqipërisë për reformat e tjera që Europa kërkon nga Shqipëria.
"Propozimi i KE-së është tejet i justifikur sepse Shqipëria e meriton si nga puna që ka bërë qeveria e mëparshme, zhvillimi i zgjedhjeve dhe puna e qeverisë së re dhe arritjet e tjera . Italia mendon se kjo mirënjohje është e duhur dhe ka ardhur moment të jetë si stimul për reformat e reja që Europa kërkon nga Shqipëria. Jam optimist sepse Shqipëria e meriton plotësisht statusin e vendit kandidat."- tha Massimo Gaiani.