Baleti i parë shqiptarë "Halili dhe Hajria" rivihet përsëri pas dy muajsh në skenën e Teatrit Operas dhe Baletit me dy pjesë dhe 7 tablo në datat 1 dhe 2 shkurt.
Nën interpretimin e Enada Hoxhës dhe balerinit të ri 21- vjeçarit Mario Thanasi, vepra me koreografinë origjinale të mjeshtrit Panajot Kanaçi ishte përpunuar nga Arian Sukniqi ndërsa dirigjimi iu besua Edmond Dokos. Salla në Teatrin e Operas dhe Baletit ishte e mbushur plot. Edhe ata që e kanë parë para 2 muajsh janë rikthyer për ta shijuar përsëri këtë shfaqje. Interesante në këtë rivënie të baletit të parë shqiptarë ishin publiku i cili përbëhej nga grupmosha të ndryshme.
I cilësuar si një nga veprat më të mira dhe më të rëndësishme për historinë e këtij institucioni, reportori i krijimtarisë shqiptare rivihet me muzikën e Tish Daisë, skenografisë dhe kostumeve të Shaban Hysës.
Gjithashtu, interpretuan Trupa e Baletit dhe Orkestra Simfonike e TKOB si dhe nxënës të Shkollës Kombëtare Koreografike.
Drama "Halili dhe Hajria" e Kol Jakovës është vepra më e rivënë në historinë e baleteve shqiptare.