A1 Report - "Nenat dhe Bijat", komedia me e re, vjen si premiere ne Teatrin e Metropolit

Report TV 2015-08-22

Views 2

Nënat dhe bijat është komedia më e re e cila vjen si premierë në Teatrin e Metropolit. Kjo shfaqe e shkruar nga autori ukrainas Aleksandër Mardan dhe me regji nga Rozi Kostani dëshiron të përçojë mesazhin kryesor se divorcet janë pjesë e së përditshmes sonë, e shkatërrimit të familjes, dhe pasoja ndikojnë tek fëmijët. Kjo komedi sjell historinë e dy prostitutave, të cilat e kanë nisur prostituimin, për të arritur një jetë më të mirë. Nëpërmjet situatave dhe përtypjes së tyre "Nënat dhe bijat" bëhen shumë komike në këtë shfaqje. Vepra është përkthyer nga Josif Papagjoni dhe interpretojnë aktoret Valina Muçolli dhe Egzona Ademi. Marrëdhënia nënë-bijë, mosmarrëveshja e gjeneratave, këndi i vështrimit dhe maja e ajsbergut janë elementët kryesor, të cilat na e bëjnë këtë vepër, mëse konkrete dhe të perceptueshme nga vepruesit ashtu dhe shikuesit. Komedia do të jepet gjatë fundjavës në ambientet e Teatrit të Metropolit

Share This Video


Download

  
Report form