A1 Report - I penduari i "tritolit": Une beja punen, killerat merrnin leket

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Vrasësi me pagesë, 31-vjeçari Juljan Sinanaj, ka shfaqur pakënaqësi rreth pagesave për çdo eleminim fizik që kryente, ndoshta për këtë fakt ka zgjedhur dhe të bashkëpunojë me policinë.

Në rrëfimin pranë ekspertëve të Policisë së Tiranës dhe prokurorisë së Krimeve të Rënda, ai zbërtheu gjithë skemën e vrasjeve. Si përshembull, Sinanaj tha se për vrasjen e bisnezmenit Sokol Veizaj i ishin premtuar 1500 metra tokë dhe në fund kishte marrë vetëm një apartament.

Ndërkaq, atentati në tentativë ndaj prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, ishte mundësuar pas dështimit të vrasjes së një tjetër biznesmeni, me inicialet J.M.

Porositësi Marion Mitro i kishte premtuar Sinanajt 20 mijë euro në këmbim të vrasjes së Metushit dhe meqë nuk u realizua, ai i kërkoi killerit 27-vjeçarit të vendoste tritol në makinën e prefektit të Vlorës.

Kryesisht Sinanaj merrte nga 5 deri në 50 mijë euro për çdo shërbim, ndërsa ka theksuar faktin se i dukej sikur paguhej më pak se Neritan.Gj, i cili ishte personi-kyç që njihej si ndërlidhësi mes vrasësit dhe porositësit, pra një sekser i mirëfilltë njerëzish.

Burimet e rezervuara policore thanë se Sinanaj, që ishte edhe ekzekutuesi real i porosive për vrasje, ka deklaruar para ekspertëve se, "nuk më jepnin hakun. Unë bëja punën dhe lekët i merrnin të tjerët".

Përveç serisë së vrasjeve të bëra në Greqi, ku për mediet fqinje pranoi se ishte urdhëruar nga një politikan, Sinanaj dyshohet edhe për disa vrasje në Itali dhe shtete të tjera, ku urdhëruesit e krimeve dyshohet se ishin krerë të organizatave të trafikut të drogës dhe prostitucionit si dhe në rangjet e zyrtarëve të lartë.

Share This Video


Download

  
Report form