Kreu i grupit demokrat në Kuvend, Myslim Murrizi tha se opozita kërkoi kohë që të diskutoheshin të gjitha draftet dhe të mos nxitohej dhe për këtë u vendos edhe me konsensus të mazhorancës që mbledhja të shtyhej. Ai bëri edhe batuta se edhe nëse Bashkimi Sovjetik të sillte propozimin për listat e hapura do i dëgjonte dhe votonte dhe jo më atë të PD-së
"E gjithë opozita dhe faktorë të tjerë politikë më në fund po bien dakord në atë që ne kemi kërkuar prej 9 muajsh në parlament për listat e hapura, ndaj për të bërë një gjë të pjekur dhe jo të nxitur, që të mos diskutohet brenda një ore të gjitha ndryshimet kërkuam kohë dhe u pranua nga mazhoranca. Është rënë dakord që të zhvillohet një mbledhje tjetër ndoshta sot apo nesër, për të diskutuar dhe draftin dhe amendamentin tonë dhe atë të Andi Përmetit. Edhe drafti i bashkimit sovjetik nëse do ishte për listat e hapura do isha dakord të dëgjohej dhe jo më ai i PD-së", tha Murrizi.