#tvora #rtvoranews
Edhe pse socialistët e kishin të vështirës të gjenin 10 vota për miratimin e marrëveshjes së arritur në këshillin politik me PD dhe LSI, opozita parlamentare e ka më të lehtë të marrë 74 kartona jeshilë nga mazhoranca për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Beteja për ndryshimet kushtetuese po zhvillohet në Parlament, por paralelisht pakica po mendon se si do të jetë sërish pjesë e legjislativit pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Murrizi: Lista e hapura do të na mundësojnë që te kemi listat tona me 140 kandidatë. Do të jem kandidat me shumë kolegë të tjerë që janë sot në Kuvend, por edhe individë me integritet që listat i kanë lënë jashtë.
Murrizi në Parlament është ulur falë listave të PD, por ndryshe nga kolegët e tij ai nuk e dogji mandatin duke qëndruar në karrigen e tij.
Por sërish nuk e mohon rikthimin në selinë blu nëse do të kishte ftesë.
Murrizi: Duke qenë se jam kundër listave, në shenjë revolte do të kandidoj kundër nëse nuk ndryshon ligji.
Me kërkesat e tyre për lista të hapura, heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe prag prej 5% do të jetë e vështirë për çdo parti të re të hyjnë në parlament, por ndoshta deputetët e pakicës në parlament kanë garanci për koalicione paszgjedhore.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/listat-e-hapura-murrizi-te-kandidoj-me-vete-nese-nuk-ndryshon-ligji/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv