Report TV - Drafti për listat e hapura/Murrizi: Të tërhiqet drafti i propozuar në janar!

Report TV 2020-12-23

Views 0

Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi kërkoi në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, që drafti i propozuar në janar ku ishin dhe emrat e tij dhe Halit Valterit të tërhiqeshin, pasi ai draft ishte dorëzuar para ndryshimeve kushtetuese, Murrizi kërkoi që në emër të tij të merrej parasysh vetëm drafti i shtatorit 2020. Murrizi tha se në atë draft ishte kërkuar sistem proporcional kombëtar dhe tashmë sipas tij ky sistem nuk qëndron dhe është i pamundur.

Ndërsa nga ana tjetër Ralf Gjoni tha se drafti i dorëzuar nga ai në janar me firmat e 50 mijë qytetarëve duhet të merret parasysh për diskutim.

Diskutimi te Komisioni i Ligjeve

Murrizi: Nisur nga ndryshimet kushtetuese të 30n korrikut unë së bashku me Valterin si propozues kërkoj që të tërhiqet drafti i propozuar në Janar, sepse ndryshimet kushtetuese. Hiqni propozimin tim dhe të Valterit në Janar, mbani atë në shtator 2020/

Manja: Jam plotësisht që projektligji është depozituar para ndryshimeve kushtetuese. Ju tërhiqeni nga ato nene që nuk kanë lidhje me ndryshimet kushtetuese. Nisma qendron, port ë shqyrtojmë nenet që . në nismën e Janarit janë propozuar ndryshimet në shumë nene të Kodit Zgjedhor.

Ralf Gjoni: Kam menduar thellë këtë punë dhe dëshiroj që të konfirmoj që unë i qëndroj deri në fund iniciativës të Janarit në respekt të 50 mijë firmave dhe atyre që kanë punuar në këtë draft, por edhe politikisht, duke pasur parasysh ndryshimet kushtetuese mendoj që ju nëse keni vullnet politik mund të ndryshoni sërish Kushtetutën, meqë keni thirrje dhe nga ambasadorët në Tiranë, mund ta çoni, ju jap mbështetjen time ta çoni në Këshillin Politik. Nëse doni ta hidhni me shumicë votash, në fund të fundit demokracia vota është.

Share This Video


Download

  
Report form