Emisioni Repolitix trajtoi në pjesën e parë aktualitetin politik për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. I ftuar në studio lideri i opozitës parlamentare Myslim Murrizi shpjegoi draftin e paraqitur nga opozita parlamentare për hapjen e listave dhe pragun kombëtar 1%. Në pjesën e dytë u trajtua ngjarja e rëndë e Elbasanit ku RENEA vrau 71 vjecarin pasi ky i fundit kishte qëlluar disa herë ndaj policisë ndërsa kishte refuzuar të dorëzohej . Të ftuar në studio ish drejtuesi i policisë Mit?hat Havari, psikologia Marsela Lekli dhe gazetarët Elton Qyno dhe Odeta Dume.
Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv