#tvora #rtvoranews
Edhe Presidentit Ilir Meta mendon që drafti i propozuar nga PS në Këshillin politik për hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore është një tentativë për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit.
Për këtë arsye Kreu i Shtetit, përmes një postimi në rrjetet sociale i kërkon mazhorancës socialiste që të reflektojë pasi në kundërt do të marrin përgjigje nga qytetarët.
?Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh. Mos kini frikë nga hapja e listave! Hapni listat ose largohuni!?
Por thirrjen e Ilir Metës dhe kundërshtitë e PD në Këshillin Politik, PS nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm i quan blofe politike.
?Hapja e listave tashmë është një fakt dhe nuk ka më kohë për të humbur, për të votuar Kodin Zgjedhor. Humbësit përsëritës duhet të heqin dorë nga ndërtimi i alibive, duke u fshehur pas akuzave dhe blofeve. Ne jemi gati ta diskutojmë propozimin në mënyrë gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe brenda pak javësh duhet të kemi miratuar reflektimin në Kod të ndryshimeve kushtetuese.?
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/listat-perplasin-presidentin-me-ps-meta-hapni-100-ose-largohuni-balla-listat-e-hapura-jane-fakt/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv