E ndërsa në Kuvend po diskutohet projektligji për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji, jashtë një grup minatorësh kanë protestuar. Ata kërkojnë që 'statusi i minatorit' të miratohet i gjithë dhe jo i ndarë vetëm në disa pika. Ministrja e Ekonomisë tha se fatura e projektligjit që do të miratohet sot është 140 mln dollarë, por Myslim Murrizi e kritikoi ashpër.
"Ky ligj iu bën naftën naftëtarëve. Po pse duhej gjithë ky ligj ua bëni naftën pa ligj? Fatura shkon në 140 mln dollarë tha ministrja. Por nëse janë 10 mijë nga të gjitha fushat, ju kërkoni t'u shtoni 16-30 mln të vjetra në muaj, i bie 20 euro shtesë në muaj. Nëse këta rrojnë 40 vite, unë nuk e besoj, por ishalla rrojë. Por këta kërkojnë 3 mln euro në vit dhe kënaqen. Ju kërkoni t'u jepni një bonus qesharak para zgjedhjeve, por ata thonë nuk e duam. Pse nuk dolët ti takoni të Kryesia e Kuvendit? U thoni se nuk kemi takat. Po i gënjeni me një karamele elektorale" tha ai.