Veliaj dhe ISHP', Zhupa: Prokuroria të hetojë, lënia hapur e kopshtit u kthyer në vatër infeksioni

Report TV 2020-08-01

Views 0

Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së, thotë se Veliaj, bashkia Tiranë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë kryer një krim duke lënë të hapur kopshtin '4 stinët' në Tiranë pavarësisht se ishin në dijeni të një rasti pozitiv me koronavirus në këtë institucion. Sipas Zhupës ata kishin dijeni me rastin, por nuk morën masa, duke e lënë të hapur kopshtin që është kthyer në një vatër infeksioni. Ndër të tjera zëdhënësja e PD shkruan se Rama dhe Manastirliu kanë dështuar në menazhimin e situatës me COVID-19.

"Ndodhemi këtu përballë kopshtit ?4 stinët?, kopsht publik në qytetin e Tiranës. Këtu ka ndodhur një krim institucional nga Veliaj, bashkia Tiranë dhe Instituti i Shëndetit Publik. Në këtë kopsht, ka patur një punonjëse me tampon pozitiv COVID-19 dhe kjo është mbajtur e fshehur me vetëdije nga institucionet, që e kanë në varësi këtë kopsht, siç është Bashkia Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form