Trafiku me avion nga Gjadri. Kodheli: Prokuroria të hetojë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas publikimit të raportit të komisionit hetimor i cili konkludoi se baza e Gjadrit është përdorur për trafik të lendeve narkotike në kohen e qeverisjes së Partisë Demokratike, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka deklaruar se i takon prokurorisë të zbardhë këtë çështje deri në fund. Ministrja ka garantuar serish se që prej shtatorit 2013 kur në pushtet erdhi qeveria Rama, Forcat e Armatosura nuk janë përfshirë në asnjë aferë të tillë duke i cilësuar akuzat e opozitës keqdashëse dhe absurde. Ministrja Kodheli sapo është kthyer nga një vizitë në Malin e Zi ku mori pjesë në forumin "To be Secure" dhe pati një takim me Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore. Në këtë takim zyrtari i lartë amerikan jo vetëm shprehu mbështetje për të gjithë reformat e qeverisë shqiptare, por edhe kritikoi sjelljen destruktive të opozitës në këtë moment kur Shqipëria pret të marrë statusin e vendit kandidat. Ministrja Kodheli ka shfrytëzuar këtë takim për të informuar Drejtorin Moore edhe për paketën e mbrojtjes që ndodhet tashmë në Parlament, për të cilën presidenti i republikës dhe opozita janë shprehur kundër.

Share This Video


Download

  
Report form