Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas rikthimit nga gjykata të dosjes së privatizimit te kompanisë CEZ , Prokuroria e Tiranës ka caktuar prokurorin e ri që do të merret me hetimin e çështjes. Tashmë dosja do të hetohet nga prokurori Ardian Braho, ndërkohë që prokurorja e mëparshme e pushoi.
Prokurori Ardian Braho do të hetojë dosjen e CEZ. Pas vendimit të gjykatës së Tiranës për të rihetuar privatizimin e CEZ dosja i kalon me short prokurorit Ardian Braho.
Më parë hetimi ishte ndjekur nga prokurorja Alma Brati e cila vendosi të pushojë hetimet.
Më 15 dhjetor 2017, Gjykata e Tiranës vendosi të rihapë hetimin për çështjen ?CEZ? duke urdhëruar të kryhen hetimet dhe të merren në pyetje personat e kallëzuar nga Romeo Karaj, juristi i OSHEE-së dhe nga komisioni parlamentar për hetimet e CEZ.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ja-prokurori-qe-do-hetoje-dosjen-e-kthyer-te-cez