Ora News – Rreziku nga plehrat, kontenierët e hapur burim infeksioni për qytetarët

Ora News Lajme 2016-07-17

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nën ndikimin e temperaturave të larta, kontenierët e hapur të mbetjeve kthehen në një rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se kontakti i insekteve dhe brejtësve me mbetjet transmetojnë infeksionet tek njeriu gjatë picikimit apo prekjes. Gjithashtu nga materialet e forta të depozituar në kontenierë çlirohen lëndë kancerogjene. Ekspertët rekomandojnë Bashkinë e Tiranës në marrjen e masave duke përdorur kontinerët e mbyllur dhe landfillet sanitare.
Kontenierët e hapur të mbetjeve, të stimulara nga temperaturat e larta kthehen në rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Insektet dhe brejtësit në kontakt me këta kontenierë gjatë pickimit apo prekjes me njeriun transmetojnë një sërë infeksionesh.
Arben Luzati: Nga ana higjeno sanitare menxhimi i mbeturinave te ngurta urbane ka 3 probleme madhore. Në radhë të parë ato krijonëm akses për kafshët e vogla. Në radhë të dytë shërbejnë si ikubatorë për shumëzimin e mikrobeve, lavrave dhe parazideve të vezëve.
Shefi i Departamentit të Shëndetit dhe Mjedisit në ISHP, Arben Luzati, tha se çlirimi i lëndëve si bakër, krom, arsenik, plumb mund të shkaktojë sëmundje kancerogjene, me pasoja vdekje prurëse në shëndet.
Arben Luzati: Nga literatura janë identifikuar mjaft sëmundje që përhapen nga mbeturimat, hepatietet te te gjitha llojeve, parazide intesinale, mund të dëmtohen edhe syte nëse nuk janë të mbrojtura me maska, natyrisht edhe tuberkulozi.
Ka dhe një kontigjent personash që rrezikohen direkt nga këta kontenierë, pikërisht ata që mbledhin mbetje të riciklueshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/amnistia-per-makinat-kush-perfiton-dhe-si-kryer-cregjistrimi/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS