Report TV - Njihuni me historinë, i hapur për vizitorët nga ora 09:00 deri 22:00

Report TV 2018-05-09

Views 0

Qindra flamuj, dekore dhe mijëra qytetarë që gëzojnë nën ritmin e muzikës tradicionale shqiptare është panorama që ofron Tirana edhe në këtë 28 ? 29 nëntor. Por festat e nëntorit do të kulmojnë me ?Natën e Bardhë? e kthyer prej vitesh në një traditë. 29 nëntori, Dita e çlirimit është konceptuar me aktivitete artistike dhe kulturore deri ne oret e para të mëngjesit, ndërsa të gjitha institucionet e qytetit të Tiranës do të qëndrojnë të hapura.
Festat kombëtare janë një moment krenarie dhe reflektimi. Ndaj Bunk?Art i bashkëngjitet ditës së çlirimit dhe natës së bardhë, duke hapur dyert për të gjithë vizitorët që duan të njihen më shumë me historinë e Shqipërisë.

Nuk mjafton vetëm ta duash vendin, por edhe ta njohësh. Njohja me historinë është misioni i Bunk?Art 2 që përmes dëshmive dhe instilacioneve ruan dhe rrëfen për historinë e para viteve 90?. Ky mision do të vijojë për Bunk?Art deri në orët e vona të ?Natës së Bardhë?.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS