Tiranë- Promovohet libri "Labëria në Kuvende". Autori, Servet Tartari, ka sjellë për të gjithë qytetarët historinë e trevës së Labërisë, duke nisur nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme.
Vetë autori shprehet i emocionuar gjatë fjalës së mbajtur në promovimin e librit, ndërsa thekson se pavarësisht vlerësimeve të para, lexuesi do të jetë ai që do të japë notën përfundimtare.
Në promovimin e këtij libri merrin pjesë një sërë personalitesh e qytetarësh nga zona e Labërisë.