Report TV - Thirrja, Rama: Prokuroria të hetojë Berishën për armatosjen

Report TV 2016-04-22

Views 0

Vetëm një ditë pas thirrjes së ish kryeministrit Berisha për armatosjen popullësisë për shkak të pasigurisë së krijuar në vend sipas tij, shefi i qeverisë i ka kërkuar Prokurorise te hetoje menjehere Berishën.

Kryeministri Rama e ka cilësuar si një plan të Berishës dhe PD këtë thirrje për të penguar Reformën në Drejtësi të cilën ai dhe Partia e tij nuk e duan

"Ka disa arsye për të hetuar Sali Berishën si ish kryeminsitri. Thirrja një arsye më shumë. Një vend normal tellalli duhet të ishte para prokurorëve. Për një vend normal ligji është ok, por për sa kohë nuk shpëton nga zgjedha e pandëshkueshmërisë.Shqipëria s?mund të behët vendi normal për të cilët ligji zbatohet dhe lexohet ndryshe. Ka disa arsye për të hetuar Sali Berishën si ish kryeminsitri. Thirrja një arsye më shumë. Një vend normal tellalli duhet të ishte para prokurorëve. Për një vend normal ligji është ok, por për sa kohë nuk shpëton nga zgjedha e pandëshkueshmërisë.Shqipëria s?mund të behët vendi normal për të cilët ligji zbatohet dhe lexohet ndryshe" tha ai.

Kryeminsitri Rama në një dalje publike për mediat i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mos ndikohen nga thirrjet e Berishës për armatosje por të ndihmojnë për kryerjen e Reformës më të madhe dhe më të rëndësishme në vend, duke shprehur sigurinë se ajo do të realizohet , ndërkohë që mbetet për tu parë se me çfarë çmimi

"Dua t'ju them të gjithëve se jemi të mirëpritur kudo. Reforma në drejtësi është finalizimi i kthesës që kemi nisur në shumë nga sektorët kyç të vendit. Kemi filluar të bëjmë shtet por është Reforma në Drejtësi ajo që i jep shtetit të jetë barazia para ligjit.

Prandaj është e vështirë të kalojë sepse ka të tillë njerëz që nuk e duan. Mos merrni seriozisht rrezikun se njerëzit do marrin armët se Saliut mbrapa nuk i vete njeri jo për armët por as për ti mbajtur xhaketën. Por shqetësohuni për këtë rezistencë të kastës që është në fakt rezistenca e lidhjes së hershme në mëkat të pushtetit të Politikes dhe pushtetit Gjyqësorë. Nga ana tjetër e mbyll duke ju siguruar që Reforma do të kalojë ajo që mbetet për të parë është me çfarë çmimi?"-tha Rama në fjalën e tij


Pjesë nga fjala e Kryeminsitrit Rama e zbardhur nga Redaksia e Shqiptarja.com

Ka disa arsye për të hetuar Sali Berishën si ish-kryeminsitri. Thirrja një arsye më shumë.. një vend normal tellalli duhet të ishte para prokurorëve. Për një vend normal ligji është ok, por për sa kohë nuk shpëton nga zgjedha e pandëshkueshmërisë Shqipëria s'mund të behët vendi normal për të cilët ligji zbatohet dhe lexohet ndryshe.

E enjtja është bërë prej disa muajsh dita e veçantë e sebepeve për të shtyrë Reformën. Sa më shumë rritet presioni aq më shumë rritet tensioni i tyre, Sa më shumë ngushtohet rrethimi aq më shumë thellohet kritika për Qeverinë.

Ka ardhur në rritje tensioni artificial e kanë cuar dje në kulm duke kërkuar armatosjen e popullit. Është e inskenuar për të penguar reformën , për të nxitur justifikime që justifikojnë braktisjen e Reformës. ...

Share This Video


Download

  
Report form