http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Mired Jani, basketbollisti i Partizanit i cili prej një jave ëshët rikthyer në palestrën e pallatit të sportit asllan rusi për të zhvilluar stërvitjen e zakonshme. Për më shumë se dy muaj, pandemia detyroi jo vetëm Miredin, por edhe shumë basketbollistë të tjerë, që të stërviteshin në në kodrat e liqenit artificial. Pas hapjes së palestrave, basketbollistët shpresojnë që edhe lojrat me dorë do t?i rikthehen normalitetit. Por Ministria e Shëndetësisës, sipas trajnerit të Partiznit Arben fagu, nuk ka dhënë ende një datë të mundshme për rifillimin e ndeshjeve. Kreu i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni PONARI, tregon për Vizion Plus bisedimet me Ministrinë e Shëndetsëisë mbi rinisjen e këtij sporti.Ponari përmendi edhe ligën e përbashkët që pritet të krijohet mes Kosovës, Shqipërisë dhe maqedonisë së VeriutKampionati i basketbollit është ndërprerë më datën 7 mars dhe vendi i parë mbahet nga Teuta, e ndjekur nga Goga Basket dhe Vllaznia.