Basha për DW: Dalja e opozitës nga kuvendi pa kthim - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndodhet në Berlin pëtr një vizitë pune me parlamentarët gjermanë, ku përmes një interviste për Deutsche Welle ka komentuar edhe situatën politike në Shqipëri.Kreu demokrat në fjalën e tij për DW është shprehur i bindur se opozita nuk do të kthehet në parlamet.Sipas tij, kjo që po ndodh me situatën politike në Shqipëri është një mundësi e madhe jo thjesht për të larguar një qeverisje të lidhur me krimin, por për t?u dhënë qytetarëve shqiptarë një sistem demokratik funksional që u shërben atyre dhe jo partive.?Largimi nga Parlamenti ndodhi pas shterimit të çdo mundësie për të zgjidhur në mënyrë institucionale këtë krizë të thellë legjitimiteti. Ju kujtoj që partnerët gjermanë në Bundestag dhe qeverinë gjermane i njohin këto probleme. Gjërat jo vetëm nuk kanë ndryshuar, por janë përkeqësuar. Dalja e opozitës nga Parlamenti është një dalje pa kthim, kriza politike është reale por është një mundësi e madhe jo thjesht për të larguar një qeverisje të lidhur me krimin, por për t?u dhënë shqiptarëve një sistem demokratik funksional që u shërben atyre dhe jo partive. Kam besim të madh që ky transformim që tashmë ka nisur, do të ketë mbështetje nga të gjithë shqiptarët e ndershëm. Në institucionet gjermane kemi gjetur mbështetje për këtë gjendje transformuese?.

Share This Video


Download

  
Report form