5 orë 'xhiro' nga Kuvendi tek selia e PD-së, Paloka mbyll protestën e opozitës

Report TV 2019-03-29

Views 1

Mbyllet protesta e opozitës pas pesë orësh. Protestë dhe marshime nga parlamenti drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës e për t'u mbullur më pas përpara selisë së Partisë Demokratike.

Protesta nisi para parlamentit ku vijoi për tre orë, në tentativa të shumta për të çarë kordonin e policisë. Pas tentativave të cilat janë ndalur nga policia, protestuesit dhe ish-deputetët e opozitës janë ulur këmbëkryq.

Më pas protesta u zhvendos përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku liderët opozitarë negociuan me drejtuesit e saj për lirimin e protestuesve të shoqëruar nga policia, për t'u mbyllur më pas përpara selisë së Partisë Demokratike.

Protesta u mbyll nga nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i shoqëruar nga liderja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-deputetët e tjerë të opozitës. Paloka pwrcolli pwrshwndetjet e liderit demokrat nga Brukseli teksa deklaroi se në vend nuk do të ketë asnjë ditë qetësi për ata që mendojnë se stabiliteti është më i rëndësishëm se demokracia.

Në protestë mungoi lideri demokrat Lulzim Basha i cili prej ditës së djeshme ndodhet në Bruksel. Para Kuvendit u mbajtën disa fjalime nga përfaqësues politikë, ku Kryemadhi nxiti turmën e mbështetësve për të mos bërë asnjë hap pas. "Ta djegim, nuk ka hap", tha ajo, ndërsa menjëherë simpatizantët u sulën drejt kordonit të parë të sigurisë para Kuvendit, pa mundur të çajnë kordonin e efektivëve të policisë në mbështetje të të cilëve janë vënë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Në përplasjet e vazhdueshme me policinë, në këtë protestë nuk u përdor gazi lotsjellës, por u desh të përdorej vetëm një herë uji me presion në momentin kur nga brenda selisë së PD-së hidheshin gurë drejt Kuvendit.

Përplasjet nisën që në nisje të tubimit, me ish-deputetin Klevis Balliu që bashkë me banorët e zonës së "Astirit" që kundërshtojnë projektin e Unazës së Re, tentuan të çajnë kordonin e policisë tek ministria e Brendshme.

Share This Video


Download

  
Report form