Report Tv - Braçe tensionohet me deputetët e opozitës, mbyll mbledhjen dhe i lë pa debatuar

Report TV 2018-06-20

Views 0

Me debate nisi edhe mbledhja e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Kreu i këtij komisioni, socialisti Erion Braçe u përplas me deputetin e PD, Klevis Balliu që në nisje të mbledhjes. Deputeti demokrat akuzoi qeverinë si të korruptuar dhe për këtë arsye sipas tij çelja e negociatave është e pamundur.

Gjithashtu, Balliu hodhi akuza edhe në adresë të kompanisë që do ndërtojë Teatrin e Ri Kombëtar, akuza të cilat sipas Braçes janë gjobëvënie. Insistimit të Balliut për t'i ndërprerë fjalën, Braçe iu përgjigj duke mbyllur mbledhjen ende pa nisur mirë.

Share This Video


Download

  
Report form