Ora News - Byroja përjashton deputetët e opozitës dhe ministrin Bushati

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë 6 deputetë të opozitës dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Byroja ka vendosur përjashtimin për 10 ditë të deputetëve, Edi Paloka dhe Ervin Salianji, Flamur Noka, Klevis Balliu, Endrit Brahimllari, Keidi Mehmetaj.

Pas mbledhjes së Byrosë, deputeti demokrat, Edi Paloka, tha se vendimi pritej, ndërsa shtoi se kryeministri nuk përjashtohet edhe pse ka ofenduar popullin duke e krahasuar me organin gjenital.

Paloka: Vendimi që pritej. U dënuan deputetët e opozitës, megjithëse ishin atje sot thjesht në një reagim krejt normal në mbrojtje të qytetarëve të burgosur të Kukësit që edhe vet Rama i ka shpallur të pafajshëm dhe në mbështetjen e kërkesës sonë logjike për përjashtimin e një kryeministri që ka fyer popullin e tij. Një kryeministër që krahason popullin e tij me organin gjenital të mashkullit ndodh vetëm në Shqipëri. Nuk ka ndodhur edhe me politikanin më bastard.

Ishim në mbështetje të qytetarëve kuksianë që mbrojtën të drejtën e tyre, në një Parlament ky sot pritej që të vinte Saimir Tahiri për të mbrojtur mandatin e tij, një ministër i akuzuar jo vetëm nga opozita por edhe institucione ndërkombëtare si njeriu që ka ndjekur strategjinë e Ramës për kanabizimin e Shqipërisë dhe njeriu që Rama e vendosi në krye të trafikut të drogës në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/byroja-mblidhet-ne-1800-perjashtimin-e-tre-deputeteve-pd

Share This Video


Download

  
Report form