Byroja ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e seancave të Kuvendit 6 deputetë të opozitës, pas kërkesës së depozituar nga PS një ditë më parë. Mes të përjashtuarve janë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi si dhe nënkryetari i PD, Edi Paloka, Flamur Noka, Bardh Spahia, Endri Hasa, Ervin Salianji dhe Endrit Braimllari? përjashtohen për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Mes të përjashtuarve është edhe deputeti i PS, Bujar Çela i cili do qëndrojë 5 ditë jashtë Kuvendit pas përplasjes me Kejdi Mehmetajn e LSI e cila gjithashtu është dënuar me pesë ditë. Masat e Byrosë vijnë pas incidenteve dhe dhunës në Kuvend gjatë seancës së ditës së hënë kur u votua Kryeprokurorja Arta Marku. Sipas vendimit të Byrosë, masa hyn në fuqi nga data 15 janar i vitit të ardhshëm kur edhe do të nisë sesioni i ri parlamentar.