6 deputetet e opozites perjashtohen 10 dite nga Byroja e Kuvendit

RTV KLAN 2018-05-10

Views 1

Byroja e Kuvendit vetëm me votat e shumicës ka vendosur të dënojë me 10 ditë përjashtim nga seanca plenare dhe komisionet parlamentare 2 deputetët e LSI, Monika Kryemadhin e Endrit Brahimllarin, Flamur Noka, Ervin Salijanji, Endri Hasa e Bardh Spahiu nga Partia Demokratike për veprimet e kryera gjatë seancës së zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme.

Ndërsa socialistin Bujar Çela, i cili u vetëofrua të ndëshkohej pas përplasjes me deputeten Kejdi Mehmetaj të LSI dhe këtë të fundit masa e përjashtimit do të jetë vetëm 5 ditë.

Por për opozitën vendimi i Byrosë së Kuvendit nuk ndryshonte nga votimi i njëanshëm dhe antikushtetues për zgjedhjen e kryeprokurores.

Masa e dënimit për të 8 deputetet do të nisë të zbatohet nga data 15 Janar, kur do të nisë sesioni i ri parlamentar.

Share This Video


Download

  
Report form