Në një mbledhje të përbashkët të Partisë Demokratike, me partitë e tjera opozitare të koalicionit të djathtë me në fokus integrimin e Shqipërisë në BE, kreu i PD-së Lulzim Basha, deklaroi qëndrimin e unifikuar të opozitës.
Basha tha se opozita kërkon nga BE-ja që t?i japë Shqipërisë dhe shqiptarëve shansin e nisjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit, në mënyrë që t?i shpëtojë nga qeveria e Edi Ramës, që sipas Bashës është një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe atë të vendeve të BE-së, për sa i takon trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe ?eksportit? të emigrantëve.
Basha tha se integrimi evropian i vendit është i kërcënuar, për shkak të mospërmbushjes së kushteve të vendosutra nga KE dhe vendet anëtare. Kushte që sipas Bashës nuk po përmbushen si rezultat i rekordeve kriminale korruptive të mazhorancës.