Pas përfundimi të takimit të kryedemokratit, Lulzim Basha me përfaqësuesit e partive të tjera opozitare. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaroi se me rëndësi është largimi i Edi Ramës, dge shtoi se e mirëkupton qëndrimin e ndërkombëtarëve, pasi ata janë vendosur në pozicionin e vet.
"Qëllimi ynë është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore që të marrë përsipër të bëjë dy tre punë të mira, të pastrojë ambientin politik nga krimi dhe të mundësojë zgjedhje të reja dhe të lira, pastaj po qenë të zotë le të fitojnë prapë, por kjo është radha e opozitës, pasi këta që janë sot janë diskredituar edhe në rrafshin ndërkombëtar. Ndërkombëtarët kanë marrë pozicionin e vet, ne i mirëkuptojmë, por duhet që të kuptohet se sa të jetë Rama do ketë drogë dhe jo stabilitet.
Duhet të dini që sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë, në gjithë institucionet dhe hapësirën politike. Këtë nuk e kemi diskutuar akoma, por duhet të presim protestën e datës 16 njëherë?, deklaroi Shehi.
Ndërsa Kreu i Partisë Republikane, Fatmit Media u shpreh shpreh se në mbledhje u diskutua për vijim e protestave dhe se çfarë do të bëjë opozita tashmë e në vijim.
Ai deklaroi se opozita do të bëjë atë çfarë do populli për të kthyer vendin në binarët europianë.
Në takim me Lulzim Bashën, ishin dhe Kryetarja e Lëvizjës Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe Kreu i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili dhe kreu i PAA-së, Agron Duka.
Ndërkohë ditën e sotme në orën 17:00, Lulzim Basha pritet të mbledhë kryetarët e degëve të Tiranës. ku do të diskutohet për vijimësinë e protestës së opozitës dhe axhendën e protestës së të enjtes përpara parlamentit.