Ora News – Brenda janarit protesta e parë e opozitës, Shehi: S'ndalemi deri në largimin e Ramës

Ora News Lajme 2019-01-17

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Pesë muaj para zhvillimit të zgjedhjeve vendore, opozita do ti rikthehet protestave. Një ditë pas votimit të Ministrave të rinj, kryetari i PD-së Lulzim Basha është shprehur se reagimi nuk do të ndalet deri në largimin e Edi Ramës nga qeveria.

Pas seancës së jashtëzaknshme parlamentare, opozita vendosi të dalë në shesh, ndërsa Lulzim Basha, i bëri thirje sërish qytetarëve që të bashkohen për të larguar qeverinë e Ramës, e cila tha ai tashmë njihet ndërkombëtarisht si e korruptuar dhe inkriminuar.

Basha: Ka marrë një goditje fatale nga lëvizja studentore, duhet të marrë një goditje përfundimtare nga qytetarët e bashkuar.

Opozita është e bashkuar dhe e unifikuar në qëndrimin e saj për protesta të vazhdueshme deri në largimin e qeverisë.

Shehi: Bëhet fjalë për shumë afër, punë një jave, 10 ditësh, brenda janarit do të fillojë një protestë që do të zgjasë në ekstreme, deri në rrëzimin e zotit Rama.

Edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se largimi i qeverisë Rama është i pashmangshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/brenda-janarit-protesta-e-pare-e-opozites-shehi-sndalemi-deri-ne-largimin-e-rames

Share This Video


Download

  
Report form