http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë që bisedimet mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufirin detare dhe shumë cështje të tjerë janë intesifikuar duke u futur në një faze të rëndësishme, Ministri Bushati ka shpjeguar nga Berati se së shpejti grupet negociatore do të zhvillojnë edhe takimin e trete mes tyre.
Kreu i diplomacisë shqiptare tha se vendimi i vendeve anëtarë të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë, nuk ka aspak lidhje me bisedimet që po bëhen mes vendit tonë dhe Greqisë.
Më poshtë intervista e plotë e Ministrit Bushati dhënë për gazetarët në Berat:Zoti Bushati në ç?pikë ndodhen negociatat me Greqinë?
Kësaj jave do të ketë një takim tjetër mes meje dhe homologut Kotzias, ku do të vazhdojmë të diskutojmë dhe për mundësinë për të gjetur një marrëveshje për sa i përket delimitimit të zonave detare dhe besoj që paralelisht me takimin tonë do të ketë dhe një takim tjetër të ekipit negociator. Ky është një proces që ka hyrë në një fazë shpresoj të pakthyeshme, po që të dyja palët kanë nevojë për kohën e tyre, në mënyrë që të shkojnë drejt një marrëveshje të pranueshme, të drejtë dhe siç e kam theksuar, një marrëveshje e zbatueshme.