#rtvora #oranews
Dy gra u masakruan nga bashkëshortët në harkun e 24 orëve në Durrës dhe Rrëshen. Një prej autorëve është në pranga, ndërsa i dyti mbetet në arrati.
63-vjeçari në Durrës, ka deklaruar me gruan që masakroi nuk kishte dakordësi për shitjen e dyqanit që zotëronin.
Ruzhdi Tosuni ka treguar pse e masakroi me levë gruan Hajdije Tosuni, të mërkurën në Durrës.
Duke shfaqur shenja pendese, ai ka thënë në Polici se sherri mes tyre kishte nisur për shitjen e dyqanit të metrazheve ku edhe e vrau bashkëshorten.
?Shkak për konfliktin është bërë një zënkë që patëm për çështjen e dyqanit. Punët aty s?po ecnin mirë dhe i thashë ta shesim. Aty nisi gjithçka. Ajo nuk donte. Llaf pas llafi situata u agravua. Në gjaknxehtësi e sipër e qëllova me hekurin që mbyllim qepenin. E godita në kokë?.
Burri mësohet të ketë pranuar se konfliktet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa gruaja siç ka treguar në polici tentoi të largohet për ti shpëtuar sulmit.
?Ajo tentoi të dilte nga dyqani por e tërhoqa brenda dhe e qëllova sërish. Nuk isha në vete në ato momente. E humba toruan fare.?
Lezhiani ende ne kërkim
Ndërkohë mbetet ende në arrati Fatmir Kolecaj, 47 vjeçari që ekzekutoi me armë zjarri ish-bashkëshorten dhe vëllain e saj në Rrëshen.
Kërkimet për të vijojnë pa ndërprerje në zonën e Mirditës me dron nga ajri dhe forcat speciale nga toka.
Burri kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burg për dhunë ndaj bashkëshortes që vrau.
Burimet thanë se gjatë kohës që ai ka qëndruar në qeli, në vitin 2017 ka tentuar vetëvrasjen në burgun e Shënkollit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/burri-pendohet-vrasjen-e-gruas-ne-durres-nuk-pranonte-te-shisnim-biznesin
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp