Porositi vrasjen e gruas për pasurinë dhe dyshimet për tradhti, burg përjetë biznesmenit Sula

Report TV 2018-06-11

Views 3

Porositi vrasjen e gruas pas dyshimeve për tradhti dhe planit për t?i përvetësuar pjesën e saj në biznesin e mobilierisë në Shkodër, Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me burg përjetë Sadetin Sulën.

Vendimi u dha këtë të hënë nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila pranoi kërkesën e prokurorit Henrik Ligori për të dënuar me burg përjetë Sulën me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim dhe vrasjes në familje.
Autor i ekzekutimit dhe mbytjes së me thonj në fyt të Suela Sulës ishte Fatjon Karmeshtna. Fatjon Karmeshtna ishte punëtor i çiftit Sadedin dhe Suela Sula në mobilierinë e tyre në Bushat të Shkodrës, aty ku ka ndodhur krimi në prill të 2016-ës.

Share This Video


Download

  
Report form