http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sadedin Sula i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për porositjen e vrasjes së bashkëshortes në Shkodër, pretendon pafajësi. Sipas tij dënimi i përjetshëm i shkallës së parë është i pabazuar në prova, ndërsa ankimoi vendimin në apelin e krimeve të rënda.
Pak kohe me pare, Sula u dënua me burgim te përjetshëm, pasi porositi një punonjës të mobilierisë që zotëronte të ekzekutonte Suela Sulën 2 vite me pare. Fatjon Kurmneshta u arrestua pas krimit, ndërsa Prokuroria e bazoi ekspertizën e saj në profilin gjenetik të tij.
Ndonëse procesi gjyqësor për Karmneshtën vijon, vendimi per Sulën konsiderohet nga mbrojtja si shkelje procedurale.
Në ankimim thuhet se Sadedin Sula është dënuar jo me prova, por me indice dhe se gjykata ka mbajtur qëndrim të dyfishtë për sa kohë vlerëson një audio regjistrim të viktimës dhe jo të të akuzuarit që ka sjellë gjithashtu filmime e foto, të cilat sipas tij, tregojnë një histori të lumtur bashkëshortore.