http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
2 vjet pas miratimit te ligjit per median audiovizve, nje nga te paktet ligje qe kane kaluar me konsensus e qe per t?u hartuar janë dashur disa vite, po tentohet te ndryshoje ne mënyre te njëanshme. Iniciativa ka ardhur nga nje deputet i vetëm i Partisë Socialiste, i cili ka depozituar ne kuvend nje amendament per ligjin e medias, qe per çudi nuk është anëtar i komisionit përgjegjës qe është ai i medias. I menjëhershëm ka qene edhe reagimi i opozitës, e cila ka vene alarmin se tregu mediatik ndodhet ne rrezik. ne nje postim ne facebook anëtari demokrat i komisionit te medias Luçiano Boçi shkruan:PS me anë të deputetit Balla (zëri ?evropian? i mazhorancës ky!!!) ka depozituar pranë Kuvendit kërkesën për amendimin e nenit 62 të ligjit 97/2013 ?Për mediat audiovizive në RSH? (heqjen e plotë të tij).Neni në fjalë është ndër më të debatuarit përgjatë 10 viteve diskutim, ku opozita e atëhershme (PS) vuri veton në formulimin e tij. Faktori ndërkombëtar kushtëzoi praninë e tij. Heqja e tij është një ?krim? ligjor për përfitime politike e financiare të individëve dhe grupeve, afër qeverisë të pasuruar në mënyrë galopante këto dy vite. Ajo i hap rrugë çdo allishverishi dhe çdo lloj pazari!!!!!Amendamenti ka vetëm je pike ne dukje te pafajshme dhe kërkon shfuqizimin e nenit 62 te ligjit te medias. Por neni 62 është hartuar me konsultime te gjera me faktorin ndërkombëtar, Këshillin e Europes dhe Bashkimin Europian pasi rregullon nje çështje te ndjeshme si pronësia mbi televizionet e radiot. 12 pikat e këtij neni parashikojnë rregulla te forta qe garantojnë konkurrence ne treg dhe nuk lejojnë krijimin e monopoleve. Ky nen kushtëzon televizionet kombëtare dhe rajonale të jenë shoqëri aksionare, ku një individ nuk mund zotërojë më shumë se 40% të kapitalit dhe që njëkohësisht nuk mund ketë të aksione në më shumë se një televizion tjetër, njëkohësisht neni përcakton normën e përfitimit të reklamave, deri në masën 30%, nga një TV, për të ruajtur balancën e konkurrencës. Te gjitha këto rregulla dhe kufizime nje deputet i vetëm i Partisë Socialiste kërkon t?i hedhe poshtë me argumentin se neni ka rezultuar i pazbatueshëm ne praktike e qe sipas tij ne vend qe te presim nga qeveria zbatimin e ligjit me e mira do ishte ta ndryshonim këtë ligj. Po ne relacionin e propozuesit theksohet se shfuqizimi i nenit 62 do te lejoje konkurrencën e ndershme edhe pse është krejt e kundërta pasi zhdukja e çdo rregulli per pronësinë e televizioneve do te favorizonte operatore te caktuar ne treg e do te krijonte situata monopol. Dhe pavarësisht debatit te madh qe ngre ky amendament, propozuesi kërkon shqyrtim me procedure te përshpejtuar duke iu referuar gabim edhe nenit 28 te rregullores se kuvendit, i cili parashikon se procedura e përshpejtuar per nje ligj ndiqet vetem me kërkese te qeverise ose 1/5 se numrit te deputeteve duke sanksionuar se nje deputet i vetëm nuk e inicion dot ket...