http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngjarja e fundit ne Fier, ku nje burrë vrau ish-bashkëshorten, e cila kishte urdhër mbrojtjeje nga Gjykata, u shndërrua ne objekt debatesh ne Komisionin e Ligjeve. Ishte deputeti Ediard Halimi, i cili kërkoi shpjegime mbi mungesën e masave mbrojtëse ndaj viktimës. Ndaj pretendimeve te ligjvënësit opozitar u përgjigj kreu socialist i Komisionit Fatmir Xhafaj.Ne mbledhjen e Komisionit te Ligjeve është miratuar nen per nen projektbuxheti per vitin. Deputet vendosen t'i kërkojnë Ministrisë se Financave edhe 10 milionë leke per investime operative, ne buxhetit per institucionin e Presidencës. Gjate diskutimit ne parim te buxhetit ne komision, Sekretari i Përgjithshëm Florian Nuni, kërcënoi se nese buxheti nuk do rritej me 20 milionë, atëherë do ankimonte ne Gjykatën Kushtetuese projektbuxhetin.