Ora News - Zbardhet ngjarja në Fier, spitali fshehu vrasjen e gruas, burri e mbyti me litar

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një vit pas ngjarjes, policia e Fierit ka zbardhur vrasjen e një gruaje nga bashkëshorti i saj, 75 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2017 dhe nga spitali u trajtua si vdekje natyrale.

Policia bën të ditur se burri 75-vjeçar mbyti me litar bashkëshorten e tij 73 vjeçe, pasi ekspertët kanë gjetur një shenjë në qafë.

Nga përgjimet telefonike që i janë bërë të moshuarit, ai i ka thënë vëllezërve të tij se e ka vrarë gruan.

"Pas një pune hetimore disa mujore nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, është arritur të sigurohen prova dhe të merret masa e ndalimit ndaj autorit të dyshuar të vdekjes së shtetases V.V, bashkëshortit të saj, shtetasit Namik Velaj, 75 vjeç, banues në Patos", sqaroi policia.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 23.02.2018, ka vendosur masën e sigurisë ?Arrest në Burg? për veprën penale ?Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare? parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zbardhet-ngjarja-ne-fier-gruaja-u-vra-nga-beshkeshorti-75-vjecar

Share This Video


Download

  
Report form